Aktualitet

Ndërron jetë shqiptari që u sulmua nga 3 persona në Londër

Një 30-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital pasi ka marrë plagë të thella gjatë një sherri me tre persona në Londër. Mësohet se Jozef Boci është goditur me sende të forta dhe si pasojë ka marrë plagë të thella në kokë dhe në disa pjesë të ndryshme të trupit, gjë e cila ka shkaktuar vdekjen e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Lartë të Greenwichit në Londër. Deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit ndërsa policia e Londrës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /Tiranapost.al

Artikullin origjinal e gjeni KETU

[caption id="attachment_188723" align="aligncenter" width="561"]Screenshot i lajmit në Evening Standard[/caption]