SPORT

Ndërron jetë ish-kampioni i mundjes

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare ish-kampioni i mundjes dhe biznesmeni i njohur Muhamed Malo. Prej disa muajsh Malo vuante nga një sëmundje e rëndë, që i mori dhe jetën pasditen e së hënës.

Muhamed Malo njihet si një nga kampionët e mëdhenj të sportit të mundjes para vieteve ’90, me disa trofe të fituara me ekipet e Studentit dhe Partizanit.

Pas viteve ’90 ai u përfshi në botën e biznesit, si themelues i një prej kompanive më të njohura të basteve sportive, Eurolloto dhe si pronar i televizionit sportiv Telesport.

Muahmed Malo njhet si një humanist me kontribute në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar. Ai mban titullin “Honorus Causa”, si edhe Titullin e Mirënjohjes nga Federata Europiane e Peshëngritjes.