• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Ndërpritet seanca ndaj ish-deputetit Bardh Spahia, Voltana Ademi e pranishme në gjykatë


    Është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj ish deputetit të PD-së Bardh Spahia, i cili u arrestua me akuzën e djegies së KZAZ në Shkollën Shenjaze Uka, mbrëmjen e 18 qershorit. Mësohet se ish deputeti nuk është paraqitur në gjyq pasi policia nuk ka shkuar që ta shoqërojë, pasi ai ndodhet në arrest shtëpie. Për këtë arsye seanca është ndërprerë që të merren më shumë informacione edhe nga policia në Tiranë.

    Në fotot e publikuara nga salla e Gjykatës së Apelit në Shkodër, shihet edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, bashkë me avokatët e ish deputetit, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

    Bardh Spahia akuzohet për veprat penale si: “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”./ Tiranapost.al. E.B