Aktualitet

Ndërpriten valët e telefonisë celulare nga Akep për arsye sigurie. Ja zonat ku nuk punon telefoni

Zonat: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Skënderbej, Sheshi Avni Rustemi, Ministria e Mjedisit, Zona e Piramidës. Fikja do kryhet nga ora 11:00 deri në orën 16:00.
Ndërpriten valët e telefonisë celulare nga Akep për arsye

Në një vendim të publikuar, AKEP njofton se në disa zona janë ndërprerë valët e telefonave për arsye sigurie. Zonat me ndërprerje valësh janë si më poshtë./ Tiranapost.al.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.