Aktualitet Politikë Te gjitha

Ndërkombëtarët e ONM-së kundërshtojnë 5 vendime të Vettingut


Esencë editori/Ditët e fundit ONM ka dalë kundër vendimeve të komisionit të vettingut për 4 gjyqtar dhe 1 prokuror. Pa dhënë sqarime, ONM kërkon rishikim të vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke mos qenë dakord me të.

Pas kërkesës për apelimin e vendimit për Artur Malajn, Bashkim Deden dhe Zaganjorin, ONM kërkon edhe shkarkimin e gjyqtarit Gentian Medja dhe prokurorit Gentian Osmani.

Komisioni i Vetingut, pavarësisht disa konstatimeve gjatë hetimit të thelluar, ka vendosur që të konfirmojë në detyrë këta persona. Për asnjërin prej tyre nuk është zbardhur ende vendimi i arsyetuar.

Kundërshtimi i ONM tregon për një përplasje të fortë mes anëtarëve dhe Vetingut dhe përfaqësuesve ndërkombëtar gjatë diskutimeve për vendimmarrjen për secilin gjyqtarë dhe prokurorët.

Por fjalën e fundit do ta thotë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili ose konfirmon ose hedh poshtë vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të ONM-së. Copyright Tiranapost.al.