• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Ndërkombëtarët bëjnë apel për negociata, por PD vendos datë për një tjetër protestë


    Ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë apel për shmangie të dhunës dhe negociata mazhorancë-opozitës, PD ka vendosur datën për protestën e radhës. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së vendos që opozita të zhvillojë një tjetër protestë, pasditen e 25 majit, në orën 19:00.

    Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, duke theksuar se PD ia ka borxh qytetarëve, që të jetë në ballë të betejës për zgejdhje të lira e të ndershme. /Tiranapost.al/