Aktualitet

Ndërkohë që Tirana "digjet" nga sherret, dy ministra të Ramës bëhen bashkë për produktet Made in Albania

Ndërkohë që Tirana "digjet" nga sherret, dy ministra

Siç shihet edhe nga fotot Niko Peleshi dhe Ditmir Bushati janë bërë bashkë për të promovuar produket e prodhuara në Shqipëri për t’i çelur atyre një shteg drejt tregjeve të mëdha evropiane.

Dhe bëhet fjalë për produkte tipike shqiptare si djathin e bardhë, apo verërat shqiptare. Kjo do të ishte një mundësi shumë

e mirë për sipërmarrësit shqiptarë por edhe për vendin tonë.

Ndërsa po sot Niko Peleshi ka qenë në Baldushk bashkë me kryebashkiakun Veliaj në panairin e organizuar me gatime, e prodhime tipike të zonës; nismë kjo qa u vlerësua shumë dhe që do të shpërndahet edhe në rajone të tjera.