• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Ndërkohë që ti fle gjumë, në iPhone vidhen të dhënat e tua 


    Një numër i madh aplikacionesh të shkarkuar në iPhone po vjedhin të dhëna personale pa dijeninë e përdoruesve. Washngton Post ka publikuar një artikull së fundmi ku zbulon se më shumë se 5400 aplikacione që njerëzit i kanë të shkarkuara po vjedhin të dhëna dhe po i dërgojnë tek palë të treta.  Vjedhja e të dhënave përfshin, email, numra telefoni, adresa IP, vendndodhjen e saktë të personit dhe të dhëna të tjera personale.

    Gjurmuesit në aplikacione janë shpesh të ngarkuar gjatë natës, kur pronari i telefoni është në gjumë ose në kohën kur telefoni nuk po përdoret.  Ata përfitojnë nga komandat e Apple, që u lejon aplikacioneve të transmetojnë të dhëna kur nuk përdoren në mënyrë aktive. Dhe në momentin që personi merr telefonin në dorë, duket se nuk ka lëvizur asgjë.

    Washington Post ka zbuluar se  këto informacione kalojnë nga aplikacioni tek palë të treta se Amplitude, Appboy dhe Demdex. OneDrive, Intuit’s Mint, Nike, Spotify, Channel Weather, Washington Post, Yelp, Citizen dhe DoorDash janë vetëm disa prej aplikacioneve të shumta, ndjekësit e të cilëve ekspozojnë të dhënat e tyre.

    Në një intervistë për median amerikane, Patrick Jackson, ekspert në çështjet e privatësisë tha se duhet patjetër që të dhënat private të mbrohen. Nuk dihet nëse edhe telefonët e tjerë si Samsung apo Huawei janë prekur, ndonëse Huawei është paditur nga Amerika se vjedh të dhënat dhe spiunon bisedat mes zyrtarëve të lartë amerikanë. / Daily Mail/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690