Aktualitet

Ndërkohë që opozita bën plane për protestën, Rama kalon momente qetësie në plazh me familjen e tij

Ndërkohë që opozita bën plane për protestën, Rama

Disa momente qetësie pranë familjes së tij, në një kohë kur zhvillimet politike kanë qenë intensive e ndërsa opozita nesër ka planifikuar protestën e radhës. Kryeministri Rama ka postuar një foto nga një plazh i jugut këtë të diel, ku shihet në breg pranë djalit të tij Zaho-s i cili sigurisht është i vogël ende dhe nuk mund të lahet dot vetë, aq më tepër pa praninë e babi Edit.

E ndërsa në Instagram ka postuar foto me Zahon që e mban në krahë, duke e mësuar si të hidhet, siç bënin edhe me ne kur ishim të vegjël.

Rama nuk ka komentuar më shumë përveçse: Mirëmëngjes dhe në foton nga Instagrami një emoji me sytë me zemra! Nuk dihet me saktësi se ku ndodhet kryeministri, por e dimë që plazhi i tij i preferuar ndodhet në Dhërmi. Aty ku dhe vjet postonte foto nga shëtitorja e re, me bashkëshorten Lindën dhe Zahon e vogël./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/edi-rama-rikthehet-ne-kryeministri-disa-nga-detajet-e-pushimeve-te-tij-ne-dhermi/

http://www.tiranapost.al/rama-linda-dhe-zaho-lene-dhermiun-per-disa-ore/