Aktualitet

Nderimet për Dritan Priftin në Muzeun Historik, Dritan Hila shpërthen me një koment

Ish-ministri Dritan Prifti u përcoll sot për në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Muzeun Kombëtar. Miq, të afërm dhe kolegë u shprehën ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dritan Priftit.

Përtej historive që la pas i ndjeri, kryesisht në vëmendjen për disa video-skandale, por më i famshmi ai me ish-mikun dhe shefin e tij Ilir Meta, kolegë dhe rivale, miq e armiq e lidhën gjuhën duke respektuar të vdekurin. Por gazetari Dritan Hila ka reaguar ashpër duke shkruar: Pasi u kujdesen ti bënin respekte institucionale Dritan Priftit duke e vendosur madje edhe në sallën e Muzeut Kombëtar, jam kurioz të di se ku do ta vendosnin një njeri qëe i la dy gisht erz vetes dhe vendit?!

U vendos që të respektohej dhe iu lihej trashëgim eksperienca e tij si grabitja e KESH-it, trau i gjobave si ministër ekonomie, kurvnilleqet në zyrat e shtetit, pabesia në shoqëri?

dritan hila

Prifti u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në gjak. Edhe pse kishte marrë trajtim mjekësor më të specilizuar në Itali dhe Gjermani, ato nuk rezultuan efikase. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]