• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ndërhyrje urgjente në Kullën e Sahatit në Kalanë e Krujës. Ministrja Margariti takim me Luljeta Bozon e të tjerë profesionistë


    Shkëmbi nën kullën e Sahatit në Krujë rrezikon të shembet, pas goditjes që mori nga tërmeti i 26 nëntorit, ku qytetarët janë paralajmëruar të kalojnë pranë tij, ku është vendosur edhe shiriti. Dje ministrja e Kulturës, Elva Margariti u takua me inxhinierë, gjeologë, projektues e zbatues, mes tyre edhe inxhinierja Luljeta Bozo e cila pati edhe një takim me kryeministrin Rama ku folën për inspektimin e palleteve dhe godinave që janë dëmtuar dhe duhen shembur, si dhe ato që kanë nevojë për ndërhyrje të vogla.

    Gjatë takimit, ministrja Margariti tha se dëmet nga Tërmeti; Na vënë para nevojës së një mbikëqyrjeje urgjente, që të mund të shpëtojmë një nga monumentet më simbolike të vendit.

    Ministrja Margariti tha:

    “Pas matjeve gjeologjike jemi në fazën e hartimit të projektit. U jam falënderuese për gatishmërinë profesionistëve Luljeta Bozo, Gëzim Struga, Besnik Pelingi e Mentor Malaj”.

     

    Ministria e Kulturës tha se muzetë e Krujës janë të hapura për vizitorët, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë, është e ndaluar të kalojë pranë shkëmbit në kullën e Sahatit.

    Presidenti Meta ishte të premten, ku tha se situata është shqetësuese, por që po bëhej inspektimi, që më pas të ndërhyhet për të ruajtur një nga vlerat historike të vendit./ Tiranapost.al.

    Video/ Meta kalon perimetrin e sigurisë në Kalanë e Krujës: Shqetësuese gjendja!

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post