Aktualitet

Ndalohet pedagogu që i kërkonte favore seksuale studentes

Ndalohet pedagogu që i kërkonte favore seksuale studentes

Pedagogu i gjuhës italiane në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, u shoqërua sot në polici pas rastit të denoncimit në emisionin “Stop”.

Në kamerën e fshehtë të regjistruar nga një studente me figurë dhe zë sesi profesori i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Pedagogu do të merret në pyetje nga policia lidhur me rastin e skandalit të publikuar sot.

Në video shihej e dëgjohej se, Denis Himçi i premtonte studentes se do ta kalonte në lëndën e tij dhe do të ndërhynte te kolegët për provimet e mbartura./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-video-pedagogu-i-kerkon-studentes-raport-intim-ne-kembim-te-marrjes-se-provimeve/