• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Të gjitha

    Ndalohet gomonia me 500 kg kanabis në Itali me vlerë 2 mln euro


    Policia italiane ka ndaluar sot një gomone me rreth 500 kilogram kanabis në bord. Gomonia po transportonte drogën nga Shqipëria në Itali. Sasia e lëndës narkotike është kapur në zonën e quajtur “Cala Corvino” të komunës së Monopolit në Bari.

    Sipas autoriteteve italiane droga kishte vlerën e 2 milionë eurove. Domonia ishte e pajisur me 2 motorrë të fuqishëm jashtë bordit.

    Nuk ka të dhëna nga ana e policisë së shtetit fqinj se sa persona janë arrestuar.

    droge itali1

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post