• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Ndalimi i Ranitidinës/ Agjencia Europiane e Ilaçeve: Të bëhen analizat e detajuara, s’ka rrezik për ata që nuk e kanë konsumuar shpesh


    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka kërkuar të bëhet rishikim i detujuar i ilaçeve me përmbajtje Ranitidine, pasi disa teste zbuluan praninë e një lënde kancerogjene  në nivele të ulëta. Është zbuluar prania e nitrosodimethylamine ( NDMA) që klasifikohet me përmbajtje kancerogjene, edhe pse theksohet se nuk shkakton dëme nëse është konsumuar jo rregullisht.

    Në vitin 2018, NDMA dhe kompozime të ngjashme të njohura si nitrosamines u gjendën në disa ilaçe që përdoren për presionin e lartë të gjakut, të njohura si ‘sartans’, dhe kjo bëri që BE të vendosë rishikimin dhe kërkesa të reja ndaj prodhuesve për këto ilaçe. Sipas EMA-s, në disa ilaçe që përdoren për diabetin e tipit 2, janë gjetur elemente që në terma mjekësore quhen elementë të papastër.

    Ilaçet e Ranitidinës, që i përkasin klasës së ilaçeve që njihen si bllokues histamine-2 përdoren kryesisht për të ulur prodhimin e acidit në stomak tek pacientët që kanë urth apo ulçer në stomak. Ky ilaç, me këtë përmbajtje shitet nëpër farmaci edhe pa recetë. EMA ka njoftuar se analizat po bëhen në mënyrë të detajuar dhe do të ketë një njoftim tjetër për informacionin përkatës.

    Vendet si Italia dhe Greqia kanë bërë thirrje të tërhiqet nga tregu, ndërkohë kujtojmë se edhe në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Ilaçeve kërkoi tërheqjen nga tregu të Ranitidinës për shkak të rrezikut se mund të ketë elementë që rrezikojnë jetën dhe u bëhet thirrje farmacistëve të mos e japin ilaçin pa recetë, gjithashtu edhe pacientët me probleme stomaku, të marrin ilaçe alternative, deri në ekzaminimin e plotë të kësaj çështje. / Tiranapost.al. / Linku origjinal këtu. 

    Agjencia Kombëtare e Barnave tërheq nga tregu ‘Ranitidinën’: Thirrje për mjekët dhe farmacistët

    ‘Ranitidina’ me përmbajtje kancerogjene? Agjencia Kombëtare e Barnave njoftim të rëndësishëm për mjekët dhe pacientët

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]