SPORT

Ndalet Lugano, por Sadiku vijon të shënojë

Lugano është mundur këtë fundjavë në fushën e Tun me rezultatin 5-2 duke pësuar humbjen e parë pas 4 ndeshjesh.

E teksa vrulli i Luganos është ndalur këtë javë, ai i Armando Sadikut vazhdon të jetë i njëjti, ku edhe këtë javë sulmuesi i kombëtares ka gjetur golin, por ishte një gol që kishte vlera vetëm sa i takon vlerave statistikore të Sadikut, pasi fatin e kësaj ndeshje nuk mundi ta ndryshojë.

Loja ishte 5-1, kur Sadiku në minutën e 88-të shënoi golin e 2-të për Luganon.

Kjo është ndeshja e 5-të rradhazi që Sadiku gjen golin.

https://youtu.be/sdwKY0I1Xgc