Showbiz

Ndahet nga jeta Natasha Këlliçi, gazetarja që jepte ‘Mesazhe malli” në vitet ‘90

Ndahet nga jeta Natasha Këlliçi, gazetarja që jepte

Është ndarë nga jeta gazetarja Natasha Këlliçi (Dulaku). Arsyeja nuk është bërë e ditur. Ajo jetonte që prej 1999-ës në Amerikë, në Boston.

Natasha është prezantuesja e vjetër e Radio Tirana dhe u bë e njohur në atë kohë në programin radiofonik "Mesazhe malli" në të cilin emigrantët dërgonin mesazhe për familjarët e tyre.

Ajo ka qenë edhe redaktore e disa veprave të Kiço Blushit, Dhimitër Xhuvanit dhe Teodor Laços.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë RTSH-ja.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije