Art & Kulturë Kryesore Te gjitha

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqipe, Rexhep Çeliku


Mjeshtri Çeliku vuante nga një sëmundje, prej një kohe të gjatë. Jo më larg se dy ditë më parë, ai u vlerësua me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti, Ilr Meta. Kur mori dekoratën ai tha: “Ky vlerësim është shumë i vlefshëm jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin, me të cilin kemi pasur nderin të punojmë.”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, morëm vesh një lajm shumë të hidhur. Mjeshtri i madh i valles shqipe, Rexhep Çeliku ka ndërruar jetë. Ai ishte vetëm 63-vjeç, them vetëm sepse për një artist të madh si ai, aq janë pak.

Mjeshtri Çeliku vuante nga një sëmundje, prej një kohe të gjatë. Jo më larg se dy ditë më parë, ai u vlerësua me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti, Ilr Meta. Kur mori dekoratën ai tha: “Ky vlerësim është shumë i vlefshëm jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin, me të cilin kemi pasur nderin të punojmë.”

Rexhep Çeliku, lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë, i cili që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”./ Copyright Tiranapost.al

Image may contain: one or more people, people standing and suit