• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani, ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi


    Kinematografia shqiptare është sot në zi! Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Gjergj Xhuvani, është ndarë nga jeta sot në moshën 56-vjeçare.

    Prej thuajse një viti Xhuvani kurohej edhe në Romë, ku muajt e fundit po punonte për një produksion të ri kinematografik. Kineasti mësohet se prej vitesh vuante nga diabeti.

    Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë ku edhe u diplomua në degën e Arteve Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”, ndërsa produksioni i fundit që la është telefilmi me 5 seri i quajtur “Në kërkim të kujt”.

    Ai është autor i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

    Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani prezantoi në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.

    Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani./ Tiranapost.al