Kryesore Politikë Te gjitha

Ndahet nga jeta Dritan Prifti


Ka nderuar jetë ish-ministri dhe deputeti, Dritan Prifti. Prej kohësh Prifti ka vuajtur nga probleme shëndetësore, ndërsa ditët e fundit ka qenë në gjendje kritike. Ish-ministri i LSI-së, vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku dhe së fundmi ishte kuruar në Itali dhe Gjermani.

Vetë ai në një status në muajin maj njoftoi se do të donte të ishte pjesë e fushatës elektorale, por sëmundja që kishte nuk ia lejonte. “Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku”, do të shkruante Prifti.

Dritan Prifti u bë shumë i njohur për opinionin publik kur në vitin 2009 pak ditë pas zgjedhjeve deklaroi se pavarësisht vendimit të LSI-së ai do të futej në koalicion me Sali Berishën dhe thuhet se ka qenë pikërisht Prifti “kumbari” i marrëveshjes Berisha-Meta.

Gjithashtu dy vite më pas, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Ilir Metën ai publikoi një video që e kishte realizuar në zyrën e tij ku Ilir Meta, atë kohë zëvendëskryeministër, kërkonte ryshfet për vendime të caktuara. g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *