Aktualitet

Ndahet nga jeta Coli i filmit “Debatik”

Ndahet nga jeta Coli i filmit “Debatik”

Një tjetër humbje për kinematografinë shqiptare! Është ndarë nga jeta aktorin Shpëtim Zani, i cili u bë i njohur për rolin e Colit te filmi “Debatik”.

Zani humb jetën në moshën 75-vjeçare, ndërsa luajti vetëm një rol. Lajmin e ndjerë e kanë shpërndarë miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Zoti mësues, zoti mësues, kujdes se ai është spiun” është një ndër batutat më të njohura të tij. Aktori luajti me artistët e spikatur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka, etj.  Shpëtim Zani spikati në rolin e tij, si një jetim i varfër, i cili arriti të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Ai nuk e vazhdoi karrierën si aktor pavarësisht se "Coli" mbahet mend sot e kësaj dite. Në 14 gusht arti shqiptar humbi regjisorin Gjergj Xhuvani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë sonë./ Tiranapost.al