• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ndahet nga jeta biznesmeni, vëllai i kryebashkiakut të Vlorës. Vuante nga një sëmundje e rëndë


    Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Eduard Leli ka ndërruar jetë.  Mediat televizive informojnë se biznesmeni, pronar i televizionit në Vlorë ‘One TV’, ka ndërruar jetë për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë, por nuk përcaktohet nga se vuante konkretisht. 53 vjeçari me profesionin ekonomist, prej dy javësh ndodhej në spital për shkak të përkeqësimit të sëmundjes, dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

    Lajmin për shtrimin e tij në spital, e dha kryebashkiaku Dritan Leli të cilit i dogjën makinën, por deklaroi se nuk i interesonte për shkak se kishte vëllanë e sëmurë. Facebook-u i Eduard Lelit është mbushur me mesazhe ngushëllimi, nga kolegë, miq, e qytetarë të thjeshtë të Vlorës.

    Disa prej tyre mund ti lexoni si më poshtë. / Tiranapost.al. 

    Image result for Dritan Leli Eduard Leli

    Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post