• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ndahet dosja “Habilaj”, Armando Koçerri do të gjykohet i vetëm


    Armando Koçerri i arrestuari i vetëm në Shqipëri si pjesë e grupit të “Habilajve” do të gjykohet i vetëm. Vendimi u mor në seancën e sotme nga togat e zeza të Krimeve të Rënda. Arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga gjykata ishte mosnjoftimi i kryetarit të këtij grupi, Moisi Habilaj dhe tre të pandehurve të tjerë të arrestuar në Itali.

    Për këta shtetas gjykata vendosi që procesi do të vazhdojë në momentin kur në vendin tonë të mbërrijnë letër-porositë nga Italia, se këta persona kanë marrë dijeni që janë marrë si të pandehur edhe në vendin tonë.

    Kujtojmë se për dosjen “Habilja”, u gjykua edhe ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi shpalljen e tij fajtor dhe dënimin me 12 vite burg. Vendimi për Tahirin pritet të jepet nesër në orën 09:00, nga Gjykata për Krime të Rënda

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]