Aktualitet

NATO u vendos medalje ushtarëve shqiptarë në Afganistan

NATO u vendos medalje ushtarëve shqiptarë në Afganistan

Ushtarët shqiptarë që kanë shërbyer në Afganistan u vlerësuan me medalje nga NATO.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan se vlerësimi iu dha “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”.

“Vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat u vlerësuan nga NATO për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”, shkruan Xhaçka në Instagram

https://www.instagram.com/p/B5AKlU4AX0G/

Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO-s bashkë me vendet e tjera anëtare./ Tiranapost.al