Botë Te gjitha

NATO sytë katër tek anijet ruse të shtuara në Mesdhe. Zëdhënësi i Pentagonit dyshon për diçka


Autoritetet e mbrojtjes amerikane dhe NATO po monitorojnë praninë e disa anijeve luftarake ruse në Mesdheun Lindor. Në një artikull të publikuar në CNN thuhet se anije aleate nga Holanda, Kanadaja, Greqia dhe Spanja po ruajnë e po vëzhgojnë anijet luftarake ruse.  Sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane, aleatët e Moskës në Siri kanë kryer sulme ajrore kundër bazave mjekësore në Idlib, në zonën ku kanë mbetur ende rebelë.

CNN citon zëdhënësin e Pentagonit Eric Pahon teksa thonë se marina ruse po rrit numrin e anijeve luftarake vazhdimisht pranë bregut Sirian dhe të gjitha mbajnë raketa.
Për më tepër ai ka thënë: Sipas rusëve, anijet janë shtuar për shkak të programeve me shërbime ushtarake dhe se këtë gjë e kanë njoftuar. Por unë shtroj pyetjen: Pse prania e Rusisë po shtohet në rajon? Mos ka ndonjë arsye tjetër të dyshimtë?  Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se janë 26 anije dhe 34 avionë të vendosur në zonë thjesht për të bërë stërvitje ushtarake. Megjithatë ky pretendim mbetet në pikëpyetje!/ Marrë nga CNN, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Image result for Pentagon questions presence of Russian warships off Syrian coast

Image result for Pentagon questions presence of Russian warships off Syrian coast

Image result for Eric Pahon

Eric Pahon