• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    NATO paralajmëron botën për rrezikun e kërcënimeve ruse: Raketat e saj arrijnë Europën në pak minuta


    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi kërcënimin që i vjen botës nga Rusia pas dështimit të zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe tensioneve në rritje mes SHBA dhe Turqisë.

    “Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1987 ndalon raketat afatshkurtra dhe të mesme dhe Rusia nuk po i përmbahet. Situata është tejet serioze, raketat ruse të cilat janë në shkelje të qartë të traktatit janë në gjendje të arrijnë qytetet evropiane brenda pak minutave. Nëse Rusia nuk përmbush kriteret e marrëveshjes deri në afatin e 2 gushtit atëherë do të përballet me një përgjigje të matur mirë. Ne duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse”, tha Stoltenberg. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post