Aktualitet

NATO mesazh në shqip: Humbëm një nga tanët, një vëlla nën armë

NATO mesazh në shqip: Humbëm një nga tanët, një

Misioni i NATO-s në Letoni ka përcjellë sot një mesazh ngushëllimi për vdekjen në krye të detyrës të major Klodian Tanushit pas shpërthimit të një mine.

"Është dhimbje e madhe që dje ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet", shkruhet në njoftimin e NATO-s.

Nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake 'Camp Adazi' humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, si edhe u plagos reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar./Tiranapost/A.C