Aktualitet

NATO jep dritën jeshile: Ushtria e Kosovës do të formohet pas ndryshimeve kushtetuese

Komandati i Forcave të Përbashkëta aleate të NATO-s, James Foggo ka dhënë dritën jeshile për krijimin e një ushtrie të plotë dhe funksionale të Republikës së Kosovës. Por, Foggo ka përcaktuar se transformimi i forcave të sigurisë në një ushtri të mirëfilltë do të ndodhë vetëm pas kryerjes së ndryshimeve kushtetuese.

“Aleanca e NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut Verior ishin këtu para disa muajsh dhe ata e bënë shumë të qartë se për NATO-n, nëse bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, duhet të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese”, -ka thënë Foggo, gjatë një konference për shtyp nga Pristhina.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, në vazhdimësi është kundërshtuar nga Lista Serbe, e cila përkrahet nga Beogradi. Pa votat edhe të Listës Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

Pas pengesave të shumta, vitin e kaluar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte tentuar që transformimin e FSK-së ta bënte përmes një projektligji i cili do të mundësonte shndërrimin e FSK-së në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake, iniciativë kjo që u kundërshtua nga SHBA dhe NATO. K.H/ tiranapost.al