• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Natë mode alla Chanel


    Me skenografinë gjeniale ku ndërthuret tempulli i Dendur në muzeun e artit Metropolitan, me dinamikën e New York-ut, Karl Lagerfeld vendosi përballë njëra tjetrës dy kulturat e ndryshme. Ka një përzierje mes copave ikonë “tweed”, me floririn, mëndafshin, chiffon-in dhe aksesorët e rënduar huazuar nga Egjipti.

    (Foto nga VOGUE)

    Të ftuarat e quajtën eventin “Një natë në muze”, si filmi me Ben Stiller. Në fakt ashtu dukej derisa para tyre filluan të parakalonin modelet e veshura me fustan garze (frymëzuar nga Kleopatra), dhe sipër me kostum të leshtë “tweed”. Ajo që ra më shumë në sy ishin detajet e punuara me dorë, kopsat, si dhe make-up-i frymëzuar nga Faraonët.

    (Foto nga VOGUE)

    I ftuari special për të parakaluar bashkë me modelet, ishte Pharell, i cili ka disa kohë që nuk mungon në koleksionet e Chanel./Tiranapost.al

    (Foto nga VOGUE)
    (Foto nga VOGUE)

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690