Te gjitha Tech

NASA do dërgojë helikoper në Mars, por me frikë nga diçka


Është e vërtetë, NASA  do dërgojë një helikopter ne planetin Mars në vitin 2020. Zyrtarë nga Agjencia amerikane e hapësirës thonë se ideja e një helikopteri që fluturon në qiellin e një planeti tjetër mendohej si diçka e paarritshme. Helikopteri teknologjik do përfshijë një fushatë testimi 30 ditor  sa të mbërrijë në planetin e kuq për të zbuluar më shumë në brendësi të planetit si dhe për të zbuluar nëse është e mundur që helikopteri ti rezistojë trysnisë atje. Helikat binjake të helikopterit do rrotullisen 10 herë më shumë se  helikopterët në Tokë për të arritur të qëndrojë lart në atmosferën e Marsit.

Ky mision autopilot konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. Por sipas NASA-s, nëse helikopteri dështon misionin dhe shkatërrohet nuk do ndikojë në pjesën tjetër të misionit të quajtur Rovers Mars, ndërsa nëse misioni rezulton me sukses, agjencia do ketë një sistem të ri të fuqishëm për të vëzhguar brenda planetin dhe për të hyrë në vende momentalisht të paarritshme./ Tiranapost.al E.B

Image result for nasa will send helicopter