• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Napoli po blen zëvendësuesin e Hysajt


    Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj po kalon javët e fundit me Napolin. Mbrojtësi shqiptar do të shitet në fund të sezonit shkruan “La Gazzetta dello Sport” ditën e sotme. Shqiptari nuk ka bindur trajnerin Carlo Ancelottin me cilësitë e tij dhe ky i fundit kërkon një zëvendësues.

    Emri që pritet të shkojë në Napoli sezonin tjetër është ai i Manuel Lazzarit. Mbrojtësi i SPAL-it është paraqitur mjaft mirë këtë edicion futbollistik dhe ka fituar vëmendjen e napolitanëve. 25-vjeçari vlen rreth 20 milionë euro dhe Napoli shpreson që t’i nxjerrë me anë të shitjes së Hysajt.

    Presidenti Aurelio De Laurentiis është dakord me këtë lëvizje, pasi është lodhur me kërkesat e Hysajt për rinovim dhe shifrat e larta që kërkon agjenti i tij Giufredi. Napoli pritet të largojë dhe mbrojtësin tjetër Malcuit, përveç Hysajt. Shqiptari duhet të gjejë një ekip të ri për në verë. /XH.K