SPORT

Napoli kërkon sulmuesin shqiptar

Pas shkëlqimit të Elseid Hysajt, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli. Mediat italiane, pranë klubit napolitan, raportojnë se 22-vjeçari, i cili aktivizohet tek Herenven në kampionatin holandez, është në listën e dëshirave të klubit të Napolit duke hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.

Drejtori i Napolit, Kristiano Giuntoli, e ka ndjekur Zenelin gjatë gjithë sezonit dhe për të ai është një lojtar tepër i vlefshëm.

Në sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar realizoi 6 gola dhe 5 asist në 29 takime si titullar. Herenveni e mbylli këtë sezonin në vendin e 9 në renditje.