Aktualitet Kryesore Te gjitha

Naftëtarët e Fierit/ Ahmetaj: Do marrin statusin e të papunit që të përfitojnë pagesën e papunësisë


Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë.

Në një deklaratë për mediat ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë se punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, do të marrin statusin e të papunit për të përfituar pagesën e papunësisë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

“Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë.

Ndërkohë qeveria qëndron e gatshme për të mbështetur cdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit”.

Naftëtarët e Fierit kanë protestuar me ditë të tëra sepse nuk kanë marrë rrogat./ Copyright Tiranapost.al