• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Nadal: Prej 18 muajsh po më mundim dëmtimet dhe jo rivalët


    Rafael Nadal ka rrëfyer sot se dëmtimet e shpeshta fizike në muajt e fundit po e pengojnë që ai të ketë vijueshmëri në rezultate. Tenisti spanjoll u eliminua në gjysmëfinalen e turneut Masters të Montekarlos, një eliminim surprizë, duke qenë se këtu ai ka triumfuar 11 herë në karrierën e tij. Gjithsesi, Nadal shprehet se ky eliminim e ka një shpjegim.

    Në 18 muajt e fundit kam patur shumë luhatje për sa i përket lojës, kushtëzuar nga problemet fizike. Kjo nuk të lejon që të luash me besim te vetja dhe të ruash të njëjtin ritëm kudo. Shpresoj që në Barcelonë dhe Madrid situata të jetë ndryshe. Unë e kuptoj që nuk mund të fitoj në çdo turne që luhet në fushat me dhè, por do të përpiqem”, tha Nadal.

    Duke folur për gjendjen aktuale, numri 2 në botë sqaron: “Fizikisht ndihem në përgjithësi mirë edhe pse vij nga një periudhë pak e ndërlikuar, ku problemet kanë pasuar njëri-tjetrin. Këtë vit nuk kam fituar asnjë turne dhe pikërisht ana fizike ka qenë shkaktar që nuk më ka lejuar të jap atë që unë dëshiroj në fushë”, deklaroi Rafael Nadal. /XH.K