• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Na fiksoi Elvana! Pas këtij lajmi do shikoni menjëherë dorën dhe do urreni celularin


    Sytë fokusohen te celulari dhe jo te duart që e mbajnë! Por ndërsa e kam kuptuar të paktën 2 vitet e fundit, se një ndryshim ka ndodhur me dorën time të djathtë, sot u çlirova pasi dallova që kjo gjë u ndodh të paktën e VIP-ave.

    Në një foto tw fundit tw Elvana Gjatës, ndërsa shumë prej jush mund të shikoni unazat, unë pashë gishtin e vogël. Të njëjtin deformim që ka këngëtarja sot, e kam dhe unë dhe me siguri e ke dhe ti që po më lexon.

    Fajtor? Celulari!

    Ky është një fenomen i përhapur së fundmi dhe njihet në anglisht si “Smartphone pinky”, që ndodh kur gishti i vogël i dorës pëson një deformim të vogël ose harkim, për shkak të mënyrës sesi mbani telefonin.

    Një vit më parë këtë shqetësim e ngriti edhe gazetarja e modelja, Elena Lika:

    Ne vendosëm të bënim një provë në redaksinë e “Tiranapost.al” dhe kuptuam që thuajse secila prej nesh, pavarësisht se në mënyra të ndryshme, ishte e prekur nga ky fenomen.

    Tani hidhi një sy dorës tënde që mban celularin, a dallon ndonjë ndryshim të formës së gishtit të vogël krahasuar me dorën tjetër?

    Ky fenomen i çuditshëm ndodh sepse në fakt ne po e mbajmë celularin në mënyrën e gabuar. Kështu që ndryshoni mënyrën sesi mbani celularin, ose në të kundërt: Mirë se vini në grupin e njerëzve me gisht të vogël të deformuar!/ Tiranapost.al/ J.C.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690