Showbiz

Na falni, por a mund të themi se Eugenia nuk shkëlqeu fare si nuse?

Na falni, por a mund të themi se Eugenia nuk shkëlqeu fare si nuse?

Nga Stela Sallaku/ Ndryshe nga Kate Middleton dhe Meghan Markle, që nuk ishin fare princesha por u martuan me princa, Eugenia, që u martua dje, është princeshë e vërtetë, po aq sa janë princër William dhe Harry, ka lindur e tillë, është mbesa e mbretëreshës Elisabetë, vajza e djalit.

[caption id="attachment_285590" align="aligncenter" width="398"](Eugenie dhe Jack, foto nga Google)[/caption]

Dje gjithë bota i pati sytë tek dasma e Eugenias: tek të ftuarit, dhëndri, nusja, fustani, kurora dhe tek Kate dhe Meghan, që sërish rrëmbyen vëmendjen edhe pse nuk martoheshin ato. Mbase ngaqë nusja nuk shkëlqeu, edhe pse është princeshë e vërtetë.

[caption id="attachment_285592" align="aligncenter" width="376"](Eugenie, foto nga Google)[/caption]

E gjithë bota foli për hapjen pas kurrizit, që i ekspozoi shenjën e një operacioni, gjë që vetë nusja e kishte kërkuar. Fustani e përmbushi këtë mision por nuk e bëri nusen të shkëlqente. Menjëherë të shkojnë sytë tek pala e vogël që krijohet tek tegeli i belit, aty ku bashkohet fundi me pala me bustin. Nuk e di pse Peter Pilotto ka zgjedhur “brocade” për fustanin e nuses, sepse si copë ka tendencën ta tregojë portretin më të moshuar. Shtoji këtu jakën e viteve 1900, e cila ka shumë kohë që nuk e preferojnë më, sepse të nxjerr si të kërrusur dhe pa supe. Ndërkohë Eugenie duhet të zgjidhte një dizajn me vata që të ngrinte pak më tepër supet, që nuk i ka dhe aq të drejtë.

[caption id="attachment_285591" align="aligncenter" width="547"](Eugenie, foto nga Google)[/caption]

Flokët e ndara në mes nuk i shkojnë aq shumë sa Meghan-it, përkundrazi duket sikur i ka kapur me nxitim rrugës për në dasmë.

Mëngët pastaj duken sikur kanë harruar t’ia ngushtojnë, një nga detajet që do e kishte treguar dhe me elegante po të ishte kapur në kohë.

Mbase bota vazhdon të jetë e magjepsur nga vajzat e thjeshta që bëhen princesha. Mbase...

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al