• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    My Living/ ‘Mjaft qeshe me këtë çunin moj ma’. Alana ia bën 8 me 2 mamit dhe babit


    Alana e Rudinës dhe Dritanit ka idetë e saj, i ka të qarta, personalitet të fortë dhe duket se ia bën 8 me 2 mamit dhe babit.

    Rudina Xhunga dhe Brunilda Lahe, foto gjatë intervistës

    E ftuar për “My Living” Rudina tregoi disa epidode se si e bija u bën vërejtje atyre në situata të ndryshme dhe të dy i vijnë pas avazit.

    “Qysh kur lindi, unë e merrja me vete, kuptohet që vinte ose babi, ose vjehrra ime ose mami im që më ndihmonin, ishte e pamundur të ishim vetëm të dyja, por tani që është rritur më shoqëron. Per shembull, para pak ditësh ishte në Vjenë me mua, sepse unë kisha një intervistë më Sajmirin, ishte një zonjë italiane dhe bashkëshorti im. Ishim të gjithë për darkë. Burri im kishte përballë atë zonjën dhe fliste shumë, ndërsa unë qeshja, qeshja me diçka që më tregontë Sajmiri. Ndërsa ajo më thotë: “ Mjaft qeshe me këtë çunin moj ma, mjaft qeshe”. Pse moj unë e kam shok, po e intervistoj, edhe babi po qesh. Po thotë ajo: “ Por ajo gruaja është italiane dhe plakë”. Kështu që na kontrollon, ka një xhelozi që nuk ka lidhje me faktin që në komunikojmë për xhelozi në familje, ne nuk e kemi. Unë nuk jam njeri kontrollues, as xheloz, as Dritani nuk është fare madje më shumë se unë. Por, Alana ka një kontroll ndaj nesh, psh unaza, pse nuk ke unazën, unazën e mbajnë gratë e martuara. Ka ca gjëra që na çudisin herë pas here por i vemi mbas avazit”, tha Rudina dhe e imagjinuam këtë moment si ta kishim para syve.

    Kjo intervistë është prodhim autentik i Tring nga emisioni “My Living”, me autore Matilda Terpollarin. Postimi me leje dhe mund të riprodhohet duke iu referuar burimit të parë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post