Showbiz

My living/ Drini Zeqo: Ka ardhur koha që të bëj diçka timen në televizion (Video)

My living/ Drini Zeqo: Ka ardhur koha që të bëj diçka

Drini Zeqo ka folur në “My living” për përditshmërinë e tij që nis me palestër dhe përfundon me punë, por edhe për planet e së ardhmes.

[caption id="attachment_347798" align="aligncenter" width="1920"](Drini Zeqo gjatë intervistës në "My Living")[/caption]

“Ka ardhur momenti që dhe unë të shoh për diçka timen, dmth një projekt timin, që ka emrin tim”, ka thënë Drini duke sqaruar më tej: “Mund të jetë autor dhe dikush tjetër, por do më pëlqente të kisha një gjë që të më përfaqësonte. Është një gjë që ende nuk është pjekur, është një gjë që është duke u plotësuar me elementë, është një gjë që e kam qejf, po e konsumoj nga pak me drejtuesit aty në Klan”, tha ai.

Edhe pse në fazë fillestare, dy gjëra janë të sigurta: Do jetë program mëngjesi dhe do jetë në Klan.

https://www.youtube.com/watch?v=hqAVPewLO0I&t=0s

Kjo intervistë është prodhim autentik i Tring nga emisioni “My Living”, me autore Matilda Terpollarin. Postimi me leje dhe mund të riprodhohet duke iu referuar burimit të parë.