• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha

    Mushkonjat pickojnë më shumë këta tipa njerëzish. Kontrollo ku je në listë


    E vërteta është kjo: për mushkonjat ne nuk jemi të gjithë të njëjtë.

    Për të konfirmuar këtë dhe për të shpjeguar se kush është më i shënjestruar dhe përse, janë shkencëtarët, të cilët kanë hulumtuar se cilët janë faktorët që na bëjnë më tërheqës ndaj insekteve më të bezdisshme mbi tokë dhe kanë gjetur katër.

    1. Shtatzënia
    Gratë shtatzëna prodhojnë më shumë dioksid karboni, i cili tërheq mushkonjat.

    2. Ushtrimet sportive
    Pas një vrapimi ose një ore gjimnastikë lëkura është mbushur me pickime mushkonjash për shkak se ato tërhiqen nga acidi laktik, i prodhuar gjatë stërvitjes dhe që vazhdon lëshohet edhe pas një dushi.

    3. Alkooli
    Pija na bëka më tërheqëse për sytë e mushkonjave, sepse alkooli ngre temperaturën e trupit dhe mushkonjat preferojnë trupat më të ngrohtë.

    4. Kush e ka grupin e gjakut 0
    Sipas një studimi, njerëzit me gjak 0 janë 83% më të pëlqyer prej mushkonjave se të tjerët. Kështu që thënia e ke gjakun e ëmbël qenka e vërtetë.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690