SPORT

Murinjo fton Kluivert tek Man.Utd

Justin Kluivert është një nga objektivët kryesor të Jose Mourinhos për merkaton e verës.

Gjatë festimit për titullin e Europa League, trajneri i Manchester United ka zhvilluar një bisedë në fushën e lojës me yllin e Ajax, ku portugezi i ka komunikuar se e dëshiron në skuadër.

Më tej Mou mësohet t’i ketë thënë sulmuesit 18-vjeçar se së bashku mund të shkruajnë historinë duke fituar tituj.

Në fund trajneri i ka pohuar Kluivert se në 2018-ën e shikon me fanellën e “Djajve të Kuq” duke fituar Champions dhe Premier League