Aktualitet

Mungon kryetari në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Vetëvendosja shpall zgjedhje të brendshme

Lëvizja Vetëvendosja, formacioni politik më i madh i opozitës në Republikën e Kosovës po zhvillon ditën e sotme Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në forumin më të lartë të partisë ka munguar lideri i saj Visar Ymeri, i cili kishte paralajmëruar mos prezencën e tij dhe mos dakordësinë për zhvillimin e saj, për shkaqe që ende nuk janë bërë plotësisht transparente. Sipas Ymeri kjo mbledhje është e nxituar dhe njeriu i tretë më i votuar i VV Dardan Molliqaj mungon. Po ashtu mungon edhe gruaja më e votuar në parti Aida Dërguti.

Kjo situatë në VV ka shkaktuar shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda Lëvizjes dhe tashmë do të jetë vota e anëtarësisë ajo që do të përcaktojë se cila rrymë brenda këtij subjekti politik do të marrë drejtimin e tij. K.H/ tiranapost.al