• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha Tv/Media

    Mungesa e transmetimit të seancës, Berisha dhe Vasili akuzojnë mazhorancën: Atentat i rëndë


    Ndërprerja e sinjalit të Televizionit Publik Shqiptar për televizionet e tjera private, ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka thënë se ky është një akt prej xhelati i cili ka përgjegjës vetëm Edi Ramën.

    Ndërprerja e sinjalit të cilat ndër vite kanë përcjellë ditë e natë punimet e Kuvendit përbën një atentat të rëndë, një akt prej xhelati të aktit të lirë, të Parlamentit, të Ramës të zi. Ky vendim është vepër e Edi Ramës, një njeri që i del shqiptarëve edhe kur hapin derën e frigoriferit, tani përpiqet të mbyllë kanalet televizive. Unë i bëj thirrje me urgjencë të mblidhet kryesia e Parlamentit për këtë vendim të pashembullt. Ky është akt prej xhelati të fjalës së lirë. Kjo është e drejta e informacionit. Unë jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm me asnjë lloj standardi të një vendi të lirë”, tha Sali Berisha.

    Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili fajësoi kryeministrin Rama duke thënë se vendi tashmë është kthyer në vitin 1997.

    Nuk jam i surprizuar, është në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë, ku sa më shumë të jetë e mundur duhet që në sytë e shqiptarëve mos hyjnë diskutimet pasi  një i paditur që drejton qeverisnë duke u trembur nga diskutimet ka bërë gjithcka që të kthejë parlamentin në një sekt ku fjala nuk shpërndahet. Për ju është një ngjarje tragjike. Jemi kthyer në vitin 1997, ku kemi pasur vetëm tvsh, kemi pasur vetëm një qeverisje në atë kohë. Atëherë kemi pasur 26 maj,  patëm 25 qershor, tani erdhi koha e një media të vetemë që është TVSH. Mënyra e organizimit, kapja e tij, jemi kthyer në situatën e vitit 1997”, tha Vasili.

    TVSH kërkon që mediat e tjera të paguajnë për sinjalin që marrin nga televizioni publik, ndërsa ky vendim u prit me protesta nga të gjitha televizionet informative të cilat e quajnë një dhunim i të drejtës për informacion./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post