• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Mund të mos jemi vendi më demokratik në botë, por jemi të parët në këtë sektor


    Ndodhemi në vendin e 76 në botë sa i përket indeksit të demokracisë, teksa kategorizohemi si vend me demokraci hibride, por sa i përket prodhimit dhe sektorit bujqësor jemi të parët në Ballkanin Perëndimor dhe në dhjetëshen në Europë si prodhuesit më të mëdhenj.

    Edhe pse Shqipëria është një nga vendet më të vogla në sipërfaqe krahasuar me vende të tjera të Europës, klima e favorshme mesdhetare e rëndit këtë vend si një nga prodhuesit më të mëdhenj në sektorin bujqësor mes 38 vendeve evropiane. Kështu e fillon artikullin FreshPlaza teksa i referohet të dhënave të publikuara nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së që e rendit Shqipërinë si një ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të Europës kur bëhet fjalë për prodhimin e agrumeve, bimëve aromatike dhe medicinave, si dhe prodhimin e gështenjave.

    Në vitin 2016, vlerësohej se në vendin tonë prodhoheshin 40 mijë tonë fruta agrume në rreth 1000 hektarë sipërfaqe, çka e bën vendin të parin në Ballkanin Perëndimor dhe prodhuesin e nëntë më të madh në Europë, në listën e kryesuar nga vende shumë të mëdha si Spanja, Turqia dhe Italia.

    Ndërkohë që TiranaTimes shkruan se prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës, në rajonin jugor të Sarandës, çka është kthyer në histori suksesi./ Marrë nga FreshPlaza/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al E.B

    Image result for Albania is one of Europe’s top citrus and medicinal plant producers

    The Economist publikon indeksin e demokracisë në botë! Kategoria ku Shqipëria merr më shumë pikë dhe renditja