Botë Lifestyle Te gjitha TIP top

“Mund të kisha vdekur”. E patë videon me vajzën që shoqja e hodhi nga ura?


Nga shakaja e shëmtuar e miqve, një vajzë mund të kishte vdekur. Po bënin pushimet si grup shoqëror në Washington, në lumin Lewis, në Yacolt dhe në një moment të gjithë bashkë i kërkuan shoqes së tyre Jordan Holherson 16 vjeçe të hidhej nga ura për të notuar. Dhe pasi Jordan u tha dy herë “Jo”, një prej shoqeve të saj e shtyu duke e hedhur nga ura në ujë.

The horrifying video shows Jordan standing above Moulton Falls on the Lewis River, with her friends gathered behind her
(Foto në momentet kur shoqja do e hidhte drejt lumit. Marrë nga Daily Mail)
Suddenly, one of them pushes the teen off the bridge
(Foto në momentet kur shoqja do e hidhte drejt lumit. Marrë nga Daily Mail)
One man can be heard on camera asking 'Ready?' before a female friend is seen shoving Jordan off the bridge
(Foto në momentet kur shoqja do e hidhte drejt lumit. Marrë nga Daily Mail)
Jordan can be seen flailing her arms in the terrifying fall
(Foto në momentet kur shoqja do e hidhte drejt lumit. Marrë nga Daily Mail)

Gjithë skena është regjistruar nga shokët e pranishëm dhe ka bërë xhiron e rrjetit. Një shaka aspak e këndshme që e dërgoi Jordan me urgjencë drejt spitalit nga ku ende nuk ka dalë.

Jordan suffered five cracked ribs and internal injuries. She also suffered a bruised esophagus, an injured trachea, air bubbles in her chest and a punctured lung 
(Jordan në spital. Foto nga Koin)
Holgerson's red and seriously bruised left thigh is pictured above after she slammed into the water from 60ft
(Jordan në spital. Foto nga Katu 2)
Jordan, speaking from her hospital bed, revealed Tuesday was her first time on the bridge. She said she was 'aware and awake' when she hit the water 
(Jordan përpara ngjarjes. Foto nga Facebook)

5 brinjë të thyera, probleme në ezofag dhe një mushkëri e shpuar. Përpos frakturave dhe shenjave të mavijosura në muskuj.

Moulton Falls bridge from which Jordan Holgerson, 16, was pushed by a so-called friend
(Foto e urës nga ku u hodh. Marrë nga Katu 2)

Nëna dhe motra e Jordan janë ende të mërzitura me të gjithë shokët dhe sidomos vajzën që bëri veprimin e fundit duke e hedhur nga ura.

“Jam shumë e mërzitur me atë shoqe. Ajo është adulte dhe duhet ta dinte që ky veprim mund të kishte pasoja”, tha e ëma.

Ndërkohë që motra Kaitlyn kërkon të merren disa masa ndaj asaj vajze që të marrë mësimin që i duhet. “Nëse nuk vuan disa pasoja mund të bëjë sërish diçka të ngjashme”, ka thënë Kaitlyn.

Vetë Jordan ka treguar që menjëherë pas ngjarjes shoqja i kërkoi falje, por nuk ka asnjë vlerë tani, pasi ajo mund të kishte vdekur. “Për fat të mirë, dikush më erdhi në ndihmë shpejt me not dhe me nxori në breg. Unë nuk do t`ia kisha dalë dot”, tha Jordan.

Edhe shakatë duhet ta kenë një masë. Për pak gjithçka mund të kishte përfunduar në tragjedi dhe e gjitha për çfarë? Për të qeshur pak më shumë në plazh.

Videon mund ta shikoni KËTU

Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]