Aktualitet Botë Te gjitha Tech

A mund të jetoni dot pa internet? Bëhuni gati më 11 tetor interneti bllokohet për miliona njerëz në botë


Interneti pritet të bllokohet për miliona njerëz në mbarë botën, për shkak të një procedure teknike që do të kryhet në 11 tetor.

Korporata për emra dhe numra të caktuar (ICANN) do të ndërrojë atë ditë çelësat e sigurisë “zona rrënjore” që mbrojnë një pjesë të rëndësishme të internetit.

Ky proces, i quajtur KSK Rollover, është pika në të cilën disa përdorues mund të përjetojnë probleme dhe mesazhe gabimi
teksa përpiqen të aksesojnë internetin.

Për këdo të prekur, problemet mund të fillojnë më 11 tetor, por gjithashtu mund të fillojnë edhe 48 orë më parë.