• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Mund ta blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër


    25 rreshtat e Mirës… Si shumë të tjerë, as unë nuk jam gati të them që nuk paragjykoj, por jam e gatshme të mësoj, të pranoj të ndryshmen, pa ngrysur ballin. Duhen kurse si ato të anglishtes, kur ishim të vegjël, si palestrat apo dietat sot, që të na ndihmojnë neve qenieve njerëzore të mësojmë të ndryshmen.

    Mira Kazhani/Këtë verë i thashë një miku, që ia çmoj mendjen brilante: “Ç’kanë që më sulmojnë? Jam e papërgatitur që të jem kaq e rëndësishme. Gazetaria është gjithçka që dua të bëj dhe si unë ka plot. A thua se jam ministre, deputete, drejtore doganash… Unë një copë portal kam! Pse nuk të sulmojnë ty, për shembull? Ti ke vila, historitë e jetës tënde, famë, ke pasur edhe pushtet, po kërkush s’merret me ty. Kanë nge të merren me një si unë, që jetoj me prindërit dhe më dhembin tëmthat duke u futur në shtëpi në majë të gishtave kur jam me vonesë mbrëmjeve”.

    Miku i hatashëm u përgjigj pastër, qetë dhe hidhur: “Epo, ti je grua!”.

    Dialogu me mikun e hatashëm m’u ndërmend sot, teksa për rastësi iu bashkova nënës time, që është fanse e “Rudinës” në Tv Klan. Të jem e ndershme, nuk e shihja, ndoshta prej vitesh, për shkak se ky nuk është një orar që më gjen në shtëpi. Sot ndodha dhe sa mirë.

    Rudina ftoi një grua me një histori të veçantë. E lindur djalë por e ndjerë vajzë, Linda Rey, e cila të merr erzin (me shumë të drejtë), nëse e thërret transgjinorja Linda Rey. Linda, thjesht Linda!

    Ishte një bisedë e vështirë për Rudinën dhe Lindën. Në fakt, për fajin e askujt. Nuk është faji i Rudinës pse disa terma në përgjithësi nuk i dimë a nuk jemi gati. Për dreq, shumica e bisedës derivoi tërë kohën në nevojën për një fjalor terminologjie sesa në historinë e Lindës, e cila qe e sjellshme, e sinqertë dhe u përpoqa ta pranoj bashkë me nënën time, që e ndiqte si e tulatur me buzët e mbledhura dhe vetullat gjithashtu!

    Si shumë të tjerë, as unë nuk jam gati të them që nuk paragjykoj, por jam e gatshme të mësoj, të pranoj të ndryshmen, pa ngrysur ballin. Duhen kurse si ato të anglishtes, kur ishim të vegjël, si palestrat apo dietat sot, që të na ndihmojnë neve qenieve njerëzore të mësojmë të ndryshmen.

    Ti je bjonde”, -i tha Linda Rudinës. “Je, se kështu ke zgjedhur t’i lyesh flokët”.

    Kështu pra, sipas Linda Rey, njeriu zgjedh vetë çfarë dëshiron të jetë në këtë botë me lehtësinë e një boje flokësh. E tha thjesht, me theks italian por vërtetësisht. Linda Rey kishte blerë një vaginë dhe ajo i ka dhënë një kuptim jetës dhe trupit.

    Por, në fakt, që nga pajisja me të, në jetë të presin dhjetëra pengesa, njëjtë si me seksin tjetër, po gratë rrjedhimisht ca më shumë. Se di nëse do isha djalë a do kisha jetuar më mirë, a do i kisha njohur ata burra që shpesh vetëm mësojmë t’i duam pa u njohur, pa i njohur? A do kisha qarë e dhembur tëmthash duke u futur majë gishtash në shtëpi? Po injoroj të flas me sikure. Gjithsesi, ndryshimi dhemb. Të jesh ndryshe, qëllohesh. Jo prej vaginës, se ato vetëm këmbë nuk kanë në Tiranë. Nuk është pasja e saj e vetmja shenjë që ti je grua, Linda!

    E kupton gjatë gjithë rrugës, që nga mrekullitë e ëmbla që të fal gjinia e bukur: krehja e kukullave me flokë të artë; shtrimi i tavolinës me krenari; bërja e kekut të parë; puthjes së parë; puthjes së fundit; kur lyen me rimel qerpikët  në atë festën e parë; kur vesh taka; kur heq takat; kur merr lule; kur qan, se ai ka ikur; kur bën një bebe… e pafund e deri tek vrajat e pafundme kur dëshiron t’i ngjash gruas së fortë, që të mësojnë nënat shqiptare-mos u rrëzo-mos u dorëzo-mos kundërshto-mos u anko-mos u vono!

    Pastaj vjen puna/karriera dhe zbret në realitet. Nëse nuk më besoni, ndizni televizorin tani. Numëroni sa burra ka studiove? Sa gra? Pastaj pyesni veten: Për cilin keni lexuar kur janë ndarë e kur janë pajtuar? Për kë dini më shumë? Do e merrni përgjigjen shpejt. Nëse jo, shoku im i hatashëm e thoshte hidhur:-epo ne jemi burra!
    Kështu pra: Të jesh grua nuk mjafton vetëm të kesh një vaginë linda, e dashur Linda!

    2 Komente

    1. Pyesje veten pse merren njerezit me ty!!
      Eshte shume e thjeshte , merresh me cdo gje tjere qe seshte e jotja…
      Pse ndodhe kjo?! Eshte perseri shume e thjeshte, njerez si ty “te zotet” per te bere pseudo artikuj per kedo qe i del para qe ti sjell dy lek duan te ndihen te rendesishem ne kurriz te tjerve.
      Ndersa ai shoku jot njeri i rendeshishem dhe i heshtur arriti te bej goxha pasuri dhe jo se eshte mashkull dhe ti je femer, po se di te mbjell dhe te korr ne heshtje pa cenuar dhe komentuar jeten e askujt me pseudo shkrime.
      Ke zgjedhur te jesh nje grua qe jeton me prindrit jo se mbase je gruaja me cilesite me te vyera per nje mashkull, po se me shume mundesi ke lindur mashkull ne trupin e nje femre dhe ste merr njeri persiper, prandaj ne nje pike bie dakort me ty “sje grua po pate vagine”, je nisur nga eksperience personale.
      Prandaj e dashur mos komento dhe mos bej shkrime per zgjedhje qe ben gjithesesili me jeten e tij kur nuk cenon jeten e askujt, kur mbi kte toke ti je nje Hic Gje e madhe qe perpiqesh me pseudo shkrime ti ndihesh e rendeshishme.
      Edhe dicka te fundit se po te kushtoj shume nga koha ime, po te ishe me e zonja do ishe nje analiste e mire e zhvillimit social, ekonomik, mjedisor, etj.

    2. Po te blesh nje hunde, te ben femer? Hapini pak mendjet. Dilni nga province.