• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Muller kërkon largimin nga Bayern


    Thomas Muller mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Bayern Munich.

    Sulmuesi gjerman është pjesë e Bavarezëve nga mosha 11-vjeçare, duke luajtur kështu sezonin e tij të 19-të me klubin gjerman, nga moshat e reja e deri më tani.

    Megjithatë, qëndrimit të tij nga 20-vjeçar me Bayernin si duket i ka ardhur fundi dhe Muller mund të largohet.

    Sipas mediumit Sport Bild, Muller ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të lejojnë largimin e tij në afatin kalimtar dimëror.

    E gjithë kjo situatë thuhet se ka ardhur shkaku i pakënaqësive të lojtarit me minutat e luajtur, pasi ka humbur vendin e titullarit me trajnerin Niko Kovac.

    Gjatë karrierës së tij si lojtar i Bayernit, Muller ka luajtur  530 ndeshje duke shënuar edhe 202 gola.

    Muller gjithashtu ka fituar tetë tituj të Bundesligas, një të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe tjerë vendor dhe evropian. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]