Aktualitet

Muffins me kërpudha dhe brokoli

Përbërësit

3  brokoli

1 pako  me kërpudha

1 qepë

2 thelpinj hudhër

4 vezë

1 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

½ lëng limoni

kripë

piper i zi

Përgatitja:

Në fillim e ndezim furrën në 180 gradë Celsius. Në një enë hedhim vajin, brokolin, kërpudhat, qepën dhe hudhrën, të cilat i kemi prerë ne kubikë të vegjël.

Të bardhët e vezës, djathin, lëngun e limonit, kripën dhe biberin e zi i hedhim në një enë dhe i përziejmë për rreth 4 minuta.

Përzierjen e brokolit e përziejmë me atë te vezës dhe  hedhim në kupat e vegjël të muffinit që më parë i  kemi lyer me vaj. I vendosim në furrë për 20 min.

Ju bëftë mirë!