Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se muajin që vjen Presidenti Junker do të prezantojë strategjinë e zgjerimit duke theksuar se është një moment shumë i rëndësishëm, në një kohë kur skepticizmi ndaj zgjerimit të mëtejshëm të Unionit është mbizotërues në politikën dhe opinionin publik evropian.
“Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Evropian e cila do të prezantohet nga Presidenti Junker muajin që vjen, shënon një moment tejet pozitiv për rajonin tonë, sepse e vendos në fokus politik dhe në një perspektivë konkrete politikën e zgjerimit, në një kohë kur skepticizmi ndaj zgjerimit të mëtejshëm të Unionit është mbizotërues në politikën dhe opinionin publik evropian.
Ne presim nga kjo Strategji propozime konkrete për hapat e radhës në ecurinë e procesit të aderimit për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë,në në një perspektivë afatshkurtër e afatgjatë.
Është shumë e qartë që cilësia dhe shpejtësia e reformave kyçe, e sidomos atyre që lidhen me forcimin e shtetit ligjor dhe sundimin e të drejtës,lidhen drejtpërdrejtë me perspektivën konkrete dhe me presionin pozitiv që Bashkimi Evropian mund të ushtrojë mbi vendet tona.”, tha Bushati./ Copyright Tiranapost.al
