Showbiz

"Mua më lusin". Djali që u bë meme, do që të bëhet prapë meme

"Mua më lusin". Djali që u bë meme, do që të

Ju kujtohet Arditi? Ai djali që në janar u bë i njohur pasi thirri në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” vajzën me të cilën kishte folur në Instagram.

E ftoi në emision për t’i kërkuar që të lidheshin, ku u përball me refuzimin e Loredanës.

Arditi prej asaj kohe u bë meme, por duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në jetën e tij, pasi i ka idetë shumë të qarta: do që të bëhet akoma më i famshëm.

“Kam marrë komente negative, por s’e kam pasur problem. Po kam folur shumë me goca të tjera, më mirë besoj se prishet. Jeta ime ndryshoi shumë shpejt, papritur. Ndodhi diçka e bukur se u bëra person publik dhe pse jam i çiltër, i drejtë. Tani pres që të arrij aty ku dua të arrij famën time. Dua të bëhem i famshëm. Dua të arrij shumë gjëra në të ardhmen. Kam qejf më shumë aktor, te Portokallia. Jeta dashurore shkon më mirë. Jam i lidhur, nëpërmjet Instagram-it e kam gjetur. Tani s’kam çfarë të bëj, tani më propozojnë vetë. Deri dje ajo korçarja më bëri rolin e të vështirës, tani më propozojnë ato, bëj rolin unë e të vështirit. Mua më lusin tani”, tha sonte Arditi i ftuar në finalen e këtij sezoni të emisionit. / Tiranapost.al