• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lexo Enver Robellin në TIP Të gjitha

    Mrekullia e lirisë!


    Enver Robelli/

    Ku ke qenë në vitin 1954, kur Gjermania u bë kampion i botës në futboll? Këtë pyetje edhe sot ia bëjnë njëri-tjetrit gjermanët e moshuar. Më të rinjtë e pyesin njëri-tjetrin: a e ke parë filmin e Sönke Wortmann? Filmin «Das Wunder von Bern» (Mrekullia e Bernës)? Fitorja e vitit 1954 u ka dhënë gjermanëve vetëbesim të pamasë për të ndërtuar shtetin – përkundër fajit historik.

    Kosova nuk ka faj historik. Kosova e ka fituar lirinë duke kapërcyer nëpër vrimën e gjilpërës. Më 5 shtator 2016 në bregdetin finlandez, në Turku, Kosova shkroi histori. Pastaj… 14 ndeshje e pamposhtur. Sonte – një përballje dramatike kundër Anglisë. Dhe gjenerata e gjenerata që do pyesin: ku ke qenë më 10 shtator 2019? Atë natë kur Kosova… i dha… tre gola… në Angli… Liria është e jona. Fusha e gjelbër e jona. Topi fluturon në horizontin tonë të lirë. Mundësitë që na i dhuron liria – janë të pamatshme. Çfarë po përjetojmë sonte është as më pak, as më shumë se mrekullia e lirisë./ Tiranapost.al. 

     

     

    View this post on Instagram

     

    Mrekullia e lirisë! Ku ke qenë në vitin 1954, kur Gjermania u bë kampion i botës në futboll? Këtë pyetje edhe sot ia bëjnë njëri-tjetrit gjermanët e moshuar. Më të rinjtë e pyesin njëri-tjetrin: a e ke parë filmin e Sönke Wortmann? Filmin «Das Wunder von Bern» (Mrekullia e Bernës)? Fitorja e vitit 1954 u ka dhënë gjermanëve vetëbesim të pamasë për të ndërtuar shtetin – përkundër fajit historik. Kosova nuk ka faj historik. Kosova e ka fituar lirinë duke kapërcyer nëpër vrimën e gjilpërës. Më 5 shtator 2016 në bregdetin finlandez, në Turku, Kosova shkroi histori. Pastaj… 14 ndeshje e pamposhtur. Sonte – një përballje dramatike kundër Anglisë. Dhe gjenerata e gjenerata që do pyesin: ku ke qenë më 10 shtator 2019? Atë natë kur Kosova… i dha… tre gola… në Angli… Liria është e jona. Fusha e gjelbër e jona. Topi fluturon në horizontin tonë të lirë. Mundësitë që na i dhuron liria – janë të pamatshme. Çfarë po përjetojmë sonte është as më pak, as më shumë se mrekullia e lirisë.

    A post shared by Enver Robelli (@robelli.enver) on

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post